Alfabeti Shqip - Abetare
ABC - Mëso, Shkruaj dhe Luaj
| Revenue % | |||||
|---|---|---|---|---|---|
| One-time purchase | 174 | $7.04 – $12.05 | 24.8% | +18.0% |
Description
Zbuloni një mënyrë të re, argëtuese dhe interaktive për mësimin e alfabetit në gjuhën shqipe!
Ky aplikacion edukues është krijuar për fëmijët që po mësojnë shkronjat për herë të parë — për t’i ndihmuar të mësojnë 36 shkronjat e Alfabetit të Gjuhës Shqipe përmes lojës, ilustrimeve dhe narracionit të gjallë.
Në vend që mësimi të jetë i vështirë, fëmijët sfidohen e argëtohen duke kaluar nivele të ndryshme dhe duke fituar yje për çdo sukses. Muzika, efektet zanore dhe zërat e fëmijëve krijojnë një përvojë të ngrohtë e të afërt për çdo vogëlush.
Veçoritë kryesore:
Mësimi i shkronjave me narracion dhe interaktivitet
Shkrimi i shkronjave në tabelë të zezë me katër ngjyra të ndryshme
Vlerësim me yje për çdo përpjekje — 3 yje për shkrim perfekt!
Përdorim i lehtë me dizajn miqësor për fëmijët
Lojërat për argëtim dhe sfidë përfshijnë:
Madhështori – Bashko shkronjat e mëdha me të voglat
Sfiduesi – Zbulo shkronjën e duhur nga copëzat
Zbuluesi – Mbaje mend shkronjën dhe gjej ilustrimin përkatës
Treni – Gjej shkronjën e saktë sipas ilustrimit në tren
Një mënyrë unike për të mësuar, luajtur dhe dashuruar alfabetin shqip!
Last collected from the App Store on