Dyqani App
Shopping

Dyqani App

BEGUTECH SH.P.K. · released 27 Mar 2026 · Open in App Store ↗

Revenue 30d not estimated
Downloads 30d not estimated
Rating 5.00 23 reviews

No in-app products collected for this app.

Rating
Albania65%155.00
United Kingdom13%35.00
Germany9%25.00
Italy4%15.00
France4%15.00
Spain4%15.00
St. Lucia<1%0
Serbia<1%0
Fiji<1%0
Micronesia<1%0

The store shows a different set in every country

Description

DYQANI APP - TREGU ONLINE PËR SHQIPËRINË DHE KOSOVËN

Bli, shit dhe zbulo mijëra shpallje aktive nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova — makina, apartamente, elektronikë, punë, shërbime dhe shumë më tepër, të gjitha në një vend.

BLI DHE SHIT ME LEHTËSI

Krijo shpallje në sekonda. Shto foto, vendos çmimin dhe zgjidh kategorinë — shpallja jote shfaqet menjëherë për mijëra blerës të mundshëm. Komuniko drejtpërdrejt me blerësin përmes mesazheve në kohë reale, notifications ne kohë reale, pa pasur nevojë të ndash numrin tënd të telefonit.

KËRKIM I ZGJUAR NË SHQIP

Motori i kërkimit e kupton gjuhën shqipe ashtu si flasim ne. Shkruaj "shpi" dhe gjen shtëpi e apartamente. Shkruaj "veture" dhe gjen makinë e veturë. Rezultatet vijnë vetëm nga titujt e shpalljeve — pa ndotje, pa rrëmujë.

NDIHMË ME INTELIGJENCË ARTIFICIALE

Dyqani App ofron mjete asistence me AI për shitësit:

Shpalljet e importuara në anglisht analizohen nga AI dhe ofrohet një version i sugjeruar në shqip për tregun shqiptar - Titull dhe përshkrim. Shitësi e shqyrton dhe e miraton para çdo publikimi. Asnjë ndryshim nuk bëhet pa konfirmimin e shitësit.

Për shpalljet aktive, AI sugjeron një përshkrim të shkurtër të optimizuar bazuar në informacionin ekzistues. Shitësi e pranon ose e refuzon çdo sugjerim.

Çmimet dhe të dhënat teknike ruhen gjithmonë saktësisht ashtu si i ka futur shitësi.

Të gjitha sugjerime të AI-së janë vetëm mjete ndihmëse — vendimi final është gjithmonë i shitësit.

ZBULO VENDET MË TË MIRA

Mbi 5,600 restorante, hotele, kafene, plazhe dhe atraksione turistike të renditura dhe të vlerësuara. Gjej vendet më të mira pranë teje, kudo që të ndodhesh.

VEÇORI KRYESORE

Shpallje nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova

Mesazhe të drejtpërdrejta në kohë reale

Kërkim me sinonime shqipe dhe variantë dialektore

Kategori: makina, prona, elektronikë, punë, shërbime, mobilje, kafshë, fashion dhe më shumë

Shpallje të sponsorizuara dhe oferta të fundit (Okazion)

Profil agjencie për agjentë imobiliarë dhe tregtarë

Filtrim sipas qytetit, çmimit dhe gjendjes

Njoftimet për shpalljet e preferuara

Funksionon në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

SIGURI DHE BESUESHMËRI

Çdo shpallje kalon nën shqyrtim para publikimit. Shitësit e verifikuar shënohen me vulë të posaçme. Raporto çdo shpallje të dyshimtë me një klikim të vetëm.

Dyqani App - tregu shqiptar, në gjuhën shqipe.