Bright Sky AL
Education

Bright Sky AL

THE VODAFONE FOUNDATION · released 4 Mar 2021 · Open in App Store ↗

Revenue 30d not estimated
Downloads 30d not estimated
Rating 4.50 2 reviews

No in-app products collected for this app.

Click a product to price it everywhere, or a row for that country’s list

Top grossing products
Albania100%2Too few reviews here for the split to mean anything

The store shows a different set in every country

Description

Bright Sky Shqipëria është aplikacion që ofron mbështetje dhe informacion për ata që janë në marrëdhënie abuzive ose që shqetësohen për dike që njohin

Aplikacioni ofrohet në Anglisht, Shqip

Kujdes:

Bright Sky është aplikacion informativ, jo sigurie.

Nëse ndiheni seriozisht të rrezikuar, kontaktoni me 129 menjëherë.

Për mbrojtjen tuaj, rekomandojmë ta shkarkoni aplikacionin vetëm në pajisje që është e sigurt për ju.

Mos e shkarkoni nëse shqetësoheni se dikush tjetër ka qasje në telefonin ose në informacionin tuaj në cloud.

Plotësoni pyetësorët vetëm në një vend privat, mundësisht vetëm, që askush të mos ndikojë në rezultat.

Përpara se të përdorni veçorinë “Ditari im”, sigurohuni që të keni një adresë të sigurt emaili, ku askush tjetër nuk ka qasje. Nëse është e nevojshme, mund të krijoni një të re.

Për arsye privatësie, disa adresa në veçorinë "Gjej ndihmë” të aplikacionit janë të fshehura. Ju mund të kontaktoni me organizatat përmes telefonit.

Vini re se të gjitha thirrjet nga aplikacioni do të shfaqen në historikun e thirrjeve të telefonit dhe në faturën tuaj.

Pyetësori “A jam në rrezik?” në aplikacion është krijuar si tregues mbi shenjat e mundshme të abuzimit në një marrëdhënie ose në seksionin “Familja apo miqtë në rrezik?”, në marrëdhënien e një miku ose të afërmi. Megjithatë, kjo nuk duhet të merret si treguesi i vetëm i shëndetit të një marrëdhënieje. Nëse keni dyshime, rekomandojmë të kontaktoni me personin më të afërt mbështetës ose të mësoni më shumë si të ndihmoni dikë që njihni, përmes aplikacionit.

Veçoritë:

Një direktori unike Shqipëria dhe e gjerë shërbimesh mbështetëse për dhunën në familje. Mund të kontaktoni me shërbimin më të afërt përmes telefonit nga aplikacioni, duke kërkuar emrin e zonës ose kodin postar, ose vendndodhjen tuaj aktuale.

Veçoria e sigurt “Ditari im”, ju lejon të regjistroni raste të abuzimeve përmes tekstit, audios, videos ose fotos, pa ruajtur asnjë përmbajtje në pajisjen tuaj.

Pyetësorë për vlerësimin e sigurisë së një marrëdhënieje dhe një seksion edukativ që shpjegon mite mbi dhunën në familje dhe atë seksuale.

Informacion mbi dhunën në familje, mbështetjet e ndryshme që ofrohen, këshilla për përmirësimin e sigurisë në internet dhe si të ndihmoni dikë që po përjeton dhunë në familje.

Këshilla dhe informacion mbi pëlqimin seksual, ndjekjet dhe ngacmimet.

Informacion dhe udhëzime të mbi dhunën në familje brenda komunitetit LGBTQIA+.

Të dhënat e kontaktit për linjat kombëtare të ndihmës që mbështetin viktimat e dhunës në familje dhe seksuale në mbarë vendin.

Lidhje të burimeve dhe informacioneve shtesë mbi tema për dhunën në familje.

Jini të vetëdijshëm për sigurinë tuaj gjatë përdorimit të Bright Sky. Përdoreni aplikacionin vetëm nëse ndiheni të sigurt.

Shpresojmë që ky aplikacion të jetë i dobishëm, por ai nuk është projektuar për raste urgjente. Në rast rreziku, telefononi 129. Duke përdorur Bright Sky, ju pranoni që në asnjë rast, Vodafone Foundation, asnjë anëtar i Vodafone Group dhe asnjë palë e përfshirë në krijimin dhe shpërndarjen e këtij aplikacioni nuk mban përgjegjësi për dëmet nga përdorimi i këtij aplikacioni. Informacioni i përfshirë në Bright Sky nuk përbën këshilla ligjore ose profesionale.